Kërkesë qytetare kundër mashtrimeve të pushtetit në Prizren (Dokument)

Fshati i Malësisë së Re vazhdon të neglizhohet nga Komuna e Prizrenit. Pavarësisht premtimeve të shumta të pushtetarëve, ky fshat vazhdon të anashkalohet prej investimeve dhe shërbimeve publike që i takojnë.

Për këtë qëllim Pika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malësi të Re, sot dorëzoi kërkesë të mbështetur me rreth 100 nënshkrime të banorëve të këtij fshati për ndërtimin e objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare dhe objektit të Shkollës Fillore, cikli i ultë.

Aktualisht në këtë fshat janë 200 shtëpi dhe nevoja për realizimin e kërkesave të komunitetit për shërbime bazike nuk ka qenë asnjëherë më e madhe.

Banorët e këtij fshati duhet të udhëtojnë 4 kilometra për vizita mjekësore në fshatin Korishë, dhe duke pasur parasysh se të moshuarit dhe fëmijët janë kategoritë më në nevojë, ndërtimi dhe hapja e një qendre shëndetësore në këtë fshat është domosdoshmëri.

Kurse sa i përket ndjekjes së mësimeve, afërsisht 100 nxënës të këtij fshati çdo ditë duhet të udhëtojnë nga 2 kilometra për t’i vijuar mësimet në fshatin Lutogllavë.

Mosofrimi i përkujdesjes institucionale është diskriminim. Mosrealizimi i premtimeve është mashtrim i cili nuk do të has në mirëkuptimin tonë./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit