2.1 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Romët kërkojnë zyrtarizim të gjuhës së tyre në Prizren

Shoqëria civile e komunitetit rom në Prizren, kërkon që gjuha rome të bëhet gjuhë zyrtare në komunë, sipas tyre, si gjuhë tradicionale që flitet në këtë qytet që 700 vite.

Në një konferencë për medie, drejtori ekzekutiv i OJQ “Durmish Aslano”, Nexhip Menekshe, dhe ai i “Nevo Koncepti”, Osman Osmani, thanë se gjatë vitit të kaluar dy herë radhazi kanë bërë kërkesë dhe si dhe kanë zhvilluar biseda me zyrtarët më të lartë të komunës së Prizrenit dhe organe të saj për formalizimin e gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar tradicional në Prizren.

“Me marrjen e vendimit për masa afirmative ndaj gjuhës rome, në mënyrë që kjo gjuhë të fitojë statusin e gjuhës në përdorim zyrtar, organet komunale të Prizrenit do të ndërmarrin hapa që çojnë drejt respektimit të identitetit gjuhësor të pjesëtarëve të komunitetit rom dhe krijimit të një mjedisi që ata të shprehin dhe të ruajnë identitetin e tyre gjuhësor”, tha Nexhip Menekshe, drejtor ekzekutiv i OJQ “Durmish Aslano”.

Ndërkaq, Osman Osmani, drejtor ekzekutiv i OJQ “Nevo Koncepti”, tha se kësaj inciciative i janë bashkëngjitur edhe intelektualë të komunitetit rom.

“Shpresojmë që organet kompetente komunale së shpejti të marrin vendim pozitiv ndaj kërkesës sonë për mundësi të barabarta të përdorimit të gjuhës rome sikurse etnive tjera në Prizren”, theksoi ai.

Zyrtarisht në komunën e Prizrenit janë të regjistruar rreth 2900 banorë të komunitetit romë, ndërsa edhe dy mijë të tjerë konsiderohen se i përkasin këtij komuniteti por janë të regjistruar si pjesëtarë të komuniteteve të tjera. /TV Prizreni/

Më Shumë

Dorëheqje në LDK-në e Prizrenit: Sadik Memaj largohet nga funksionet, kritikon mënyrën e vendimmarrjes

Kryetari i Nëndegës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Korishë të Prizrenit, Sadik Memaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij...

Behar Brenoli riemërohet drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Dragash

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka riemëruar Behar Brenolin në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi...

Lajmet e Fundit