Vetëvendosje! në Korishë: Standardet e dyfishta të pushtetit të Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje në Korishë, akuzon pushtetin se po përdorë standarde të dyfishta në ralizimin e projekteve.

“Kohë më parë banorët e lagjes Kukaj të Korishës i kanë bërë kërkesë organeve përkatëse për shtrimin e rrugës në këtë lagje me kubëza betoni. Shtatë familjet e kësaj lagjeje numërojnë 10 martirë në luftën e fundit, por Komunës nuk i ka ra ndërmend të kujdesej për shtrimin e kësaj rruge për këto familje, përderisa është kujdesur fare mirë që kryesuesit të asamblesë komunale t’ia shtrojë rrugën që shpije tek shtëpia e tij, rrugë në të cilën banojnë vetëm tri familje”, thohet në reagimin e VV-së në Korishë.

“Shumë funksionarë të lartë të pushtetit në Prizren gjatë mandatit të tyre kanë shfrytëzuar pozitat udhëheqëse duke abuzuar me shpenzimin e fondeve publike, duke krijuar konflikte interesi, të pasuara edhe me neglizhencë dhe mos përgjegjësi institucionale”.

“Pika e Lëvizjes Vetëvendosje! në Korishë ia bën më dije këtij pushteti se standardet e dyfishta, me të cilat po i realizon projektet e ndryshme, populli tashmë i ka kuptuar”.

“Abuzimi, keqpërdorimi, korrupsioni dhe format tjera deformuese të qeverisjes në Prizren kanë bërë që banorët të hezitojnë për të bërë kërkesa shumë të arsyeshme dhe të nevojshme për komunitetin, pa ndonjë shpresë se ato mund të shqyrtohen sinqerisht”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit