6.5 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Policia konfiskon mbi 62 kg drogë në Prizren (Foto)

Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, Njësia në Prizren, dje rreth orës 16:30, nga burime të besuara ka pranuar informacione se në mes të fshatrave Shpenadi, Velezhë, Caparc dhe Novakë, afër një are të punuar gjenden disa çanta të mëdha, me ngjyrë të zezë dhe të mbuluara me disa mbulesa plastike dhe bari të tharë .

Pas marrjes së kësaj informate Policia ka dalë në lokacionet e lartcekura dhe aty ka vërejtur se gjenden katër çanta të zeza, në të cilat gjendeshin gjashtëdhjetë e dy (62) paketime, me një substancë të dyshuar për narkotikë të llojit marihuanë, njofton Policia e Kosovës, përcjellë PrizrenPress.

Lidhur me këtë rast është informuar prokurori kompetent në Prizren.

Pas përfundimit të shikimit të vendit të ngjarjes dhe marrjes së dëshmive nga vendi i ngjarjes, në bashkëpunim të njësiteve hetimore rajonale të Prizrenit, Njësisë për Reagim të Shpejtë, teknikës kriminalistike, stacionit policor Veriu dhe stacionit policor në Prizren, me Njësinë K9 ka filluar kontrollimi i zonës rreth vendit të ngjarjes dhe pas rreth 3 km kërkimesh nga qentë e Njësisë K9, gjurmët na kanë dërguar tek shtëpia e një të dyshuari potencial.

Me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake në Prizren janë kontrolluar shtëpitë, objektet përcjellëse dhe automjetet e të dyshuarit, mirëpo gjatë kontrollimit nuk është gjetur ndonjë dëshmi që lidhet me veprat penale të narkotikëve apo të veprave tjera penale .

Pas matjes së substancave të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, ka rezultuar që pesha e tyre të jetë rreth 62 kg e 465 gramë.

Lidhur me këtë rast njësitet përkatëse janë duke zhvilluar hetime të mëtejme. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkyçen 26 lidhje Ilegale të ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Regjionale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka identifikuar dhe shkyçur 26 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit gjatë aksionit javor të ekipeve...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 11 gradë Celsius

Mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe periudha me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të jenë nga 0...

Krijimi

Lajmet e Fundit