27.7 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

Sali Asllanaj fajësohet për sulmin fizik brenda Komunës

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Suharekë, ka fajësuar kryetarin e Komunës, Sali Asllanajn, për sulmin fizik që ndodhi, dy ditë më parë brenda këtij institucioni.

“Duke marrë shkas nga ngjarja në ambientet e zyrave të Drejtorisë së Arsimit në Komunën tonë, ne si Grup i asamblistëve nga PDK-ja, i dënojmë ato veprime të cilat kanë ardh si pasojë e mos- veprimit të organeve komunale, konform ligjeve në fuqi edhe pse, në disa seanca kemi reaguar dhe kemi tërheq vërejtjen, se po shkelen ligjet lidhur me veprimet në ekskuzione të institucioneve publike përkatëse”, thuhet në reagimin e PDK-së në Suharekë, shkruan PrizrenPres.

Të martën, brenda në ndërtesën e Komunës së Suharekës ka pasur një përleshje fizike, e cila ka ndodhur në mes të dy drejtuesve të firmave të autobusëve që dërgojnë nxënësit e shkollave të mesme në ekskursion në Shqipëri.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë për lajmi.net, se deri te përleshja ka ardhur gjatë kohës sa në ndërtesën e Komunës po mbahej mbledhja, ku po diskutoheshin ofertuesit për dërgimin e nxënësve në Shqipëri.

“Në ndërtesën e Komunës sot ka pasur një mbledhje ku janë diskutuar ofertat e kompanive të transportuese për dërgimin e nxënësve në ekskursionin në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe dy nga drejtuesit e kompanive kanë pasur një ngatërresë e cila ka kaluar në përleshje fizike” është shprehur Berisha.

Ai ka konfirmuar se nga kjo ngjarje nuk ka pasur të lënduar, por që dy të dyshuarit janë në arrest.

“Nga rrahja nuk ka të lënduar, kurse të dyshuarit kanë mbetur në mbajtje për t’i kryer procedurat e caktuara të arrestit”, ka thënë Berisha.

Ndërkaq, PDK-ja, vlerëson se kjo ngjarje tregon edhe një herë se qeverisja e Sali Asllanajt, ka humbur legjitimitetin, arsyen dhe besimin e qytetarëve të Suharekës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni dhe Drini i Bardhë mes klubeve të promovuara – priten nga kreu i FFK-së

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, priti sot përfaqësuesit e klubeve që siguruan ngjitjen në ligat më të larta për...

Historia e këngës së famshme “Light my fire” të The Doors, pse Jim Morrison e urrente Robby Kriegerin

Historia e këngës “Light my fire” E shtunë, 5 gusht 1967. Kënga më e bukur e verës “Light my fire”, nis javën e dytë si...

Lajmet e Fundit