Ibra: Nuk kam ardhur këtu për të humbur kohë

Zlatan Ibrahimoviq u ka bërë me dije bashkëlojtarëve që nuk është i kënaqur me paraqitjet e tyre.

Manchester United ka dështuar në dy ndeshjet e fundit në Old Trafford, për të marrë fitoren dhe madje në sfidën e mbrëmshme ndaj Evertonit barazoi vetëm në sekondat e fundit falë një penalltie të konvertuar në gol nga Zlatan Ibrahimoviq.

Suedezi nuk është i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të tjerë dhe pas ndeshjes ka shprehur haptas pakënaqësinë me mënyrën sesi ekipi po i qaset lojërave.

“Shumë gjëra duhet përmirësuar në këtë skuadër”, ka thënë Ibra për MUTV.

“Unë nuk jam më 20 vjeç dhe nuk kam në dispozicion edhe pesë apo 10 vite për të luajtur”.

“Mund të them që më kanë mbetur, një, dy apo më së shumti tre vite dhe e gjithë kjo varet nga dëshira që ka klubi, vizioni i tij. Unë që nga dita e parë që kam ardhur e kam bërë të qartë se jam këtu për të fituar, e jo për të humbur kohë”.

“Nëse kërkon të fitosh shumë, duhet të krijosh shumë”, ka përfunduar Ibra.

Me këtë barazim, Manchester United i ka zvogëluar vetes gjasat për një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve vitin tjetër.

Më Shumë

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit