7.4 C
Prizren
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Mjerim

Objekti i shkollës “ Heronjtë e Lumës” në Shkozë të Prizrenit, është në gjendje të mjerueshme.

Kati i parë i kësaj shkolle nuk ka derë e as dritare.

Grumbullimi i bankave dhe karrigeve i ngjan një deponi të mbeturinave.

Ndërkaq, në katin tjetër, ku 73 nxënës të kësaj shkolle zhvillojnë procesin mësimor, janë të gozhduara. Dyshemeja më dërrasa lëshon aq shumë pluhur sa që është e pamundur të mbahet mësimi.

Përgjegjësi i kësaj shkolle, Sylejman Gashi, tha se ky objekt nuk ofron kushte për të zhvilluar normalisht procesin mësimorë.
Sipas tij, gjendja më e rëndë ka qenë gjatë dimrit të ftohtë.

Drejtori i Arsimit, Zahadin Shemsidini, premton ndërkaq se do të angazhohet për këtë çështje.

Interesimin e zyrtarëve të kësaj drejtorie e konfirmoi edhe përgjegjësi i kësaj shkolle, i cili pret që të gjendet një zgjidhje për këtë shqetësim të stafit dhe nxënësve të shkollës.
Nxënësja Arianita Islamaj, tregon se mbajtja e mësimit në këtë objekt është e mjerueshme.

“ Përveç pluhurit dhe të ftohtit, edhe kushtet higjienike janë të padurueshme”, tregon ajo.
Objekti i shkollës në këtë fshat është ndërtuar para luftës me buxhet vetanak të komunitetit, ndërsa më pas ai është rinovuar pjesërisht në vitin 2000.

/TV Prizreni/

Më Shumë

Shkyçen 26 lidhje Ilegale të ujit në Prizren dhe Malishevë

Kompania Regjionale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka identifikuar dhe shkyçur 26 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit gjatë aksionit javor të ekipeve...

Mërgim Vojvoda është lojtar i ri i Comos

Pasi që Torino vendosi për të bërë transferin e Cristiano Biraghit nga Fiorentina, u hap dera që Mërgim Vojvoda të shkojë drejt Comos që drejtohet nga...

Lajmet e Fundit