1.1 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Inspektori i SIA-së: Konkursi për mësimdhënës në Suharekë kishte mangësi

Inspektori i Sektorit të Inspektimit për Arsim (SIA) në Prizren, Qemajl Bytyqi, gjatë gjykimit të drejtorit në Drejtorinë Komunale për Arsim (DKA) në Suharekë, Sherif Berisha, tha se pas inspektimit që kanë bërë në atë drejtori, kanë gjetur se konkursi për mësimdhënës ka mangësi.

Bytyqi këtë deklaratë e ka dhënë të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ishte ftuar të dëshmonte në rastin ndaj Berishës, i cili po akuzohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Dëshmitari Bytyqi deklaroi se DKA-së i kishin dhënë afat për të evituar mangësitë e konkursit, por pas inspektimit të serishëm është vërejtur se ato parregullsi nuk janë evituar.

I njëjti tha se në konkursin për mësimdhënës, nuk ishte përcaktuar lloji i lëndës për të cilën kërkohet mësimdhënësi, por se ishte cekur në përgjithësi që kandidati duhet të posedojë diplomë të fakultetit të bujqësisë. Sipas deklarimit të tij, DKA-ja ka pasur afat të ankesës brenda 8 ditëve por të njëjtën nuk e shfrytëzuar.

Në këtë seancë ka dëshmuar edhe Fatmire Elshani, nga ankesa e të cilës edhe ka filluar ky rast penal. Ajo ka thënë se kishte konkurruar në konkursin për mësimdhënës në shkollën profesionale “Abdyl Rama” në fshatin Shirokë të Suharekës, por megjithëse kishte pasur përgatitjen e duhur profesionale, nuk ishte pranuar në punë. Ajo pastaj kishte bërë padi civile të cilën padi edhe e ka fituar në shkallë të parë, por vendimi është ankimuar nga DKA-ja dhe ende gjendet në Gjykatën e Apelit.

Para dëgjimit të dëshmitarëve, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka lexuar aktakuzën, për të cilën i akuzuari Berisha është deklaruar edhe një herë i pafajshëm.

Në fjalën hyrëse, prokurorja Gashi deklaroi se pas administrimit të provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, do të vërtetohet se i akuzuari ka kryer veprën penale me të cilën ngarkohet.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Berisha, avokati Brahim Sopa, tha se rasti penal ndaj klientit të tij është i parakohshëm pasi që një procedurë gjyqësore është duke u zhvilluar sa i përket këtij rasti. Ai ka thënë se edhe një shkresë e Ministrisë së Arsimit e mbështet idenë se kallëzimi penal i bërë nga SIA ka qenë i parakohshëm, pasi që nuk janë shterur të gjitha mjetet juridike.

Gjatë kësaj seanca, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Xheladin Osmani ka bërë edhe leximin e shkresave të lëndës. Ndërkaq, seancën për dëgjimin e të akuzuarit, e caktoi për 15 maj 2017, në ora 9:30.

Në dhjetor 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj Sherif Berishës, të cilin e ngarkon me veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, Berisha, në cilësinë e drejtorit të DKA-së në Suharekë, nuk ka respektuar një rekomandim të SIA-s në Prizren, për anulimin e konkursit për mësimdhënës.

SIA kishte rekomanduar që konkursi për rekrutimin e mësimdhënësve për shkollën e mesme profesionale “Abdyl Rama” në Suharekë, të anulohet dhe të ri-shpallet në afat prej 8 ditësh.

Sipas organit të akuzës, me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe ka shkelur rëndë të drejtat e personave tjerë, konkurrues në konkursin në fjalë.

Berisha poashtu është duke u gjykuar edhe në një rast tjetër penal, në të cilin akuzohet se ka punësuar, pa konkurs, rreth 9 mësimdhënës, në shkollat e Komunës së Suharekës./etimiperdrjtesi/

Më Shumë

Florian Tufallari sapo ka lansuar një super bashkepunim me Ilir Tironsi x Sheiku Durresit,kënga titullohet “Dubai”

Pas hiteve te një pas njëshme Florian Tufallari vjen edhe me një tjetër hit te titulluar ‘’Dubai”, ku bashkëpunëtorët janë: Music: Sardi Mneri Lyrics:...

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj viziton kompaninë “Fe Plast”

Kandidati për deputet i LDK-së, me numër 97, Xhavit Ukaj, ka vizituar sot kompaninë "Fe Plast". "Patëm kënaqësinë të vizitojmë Fe Plast, një biznes shembull...

Lajmet e Fundit