19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Freddie Mercury, filmi mbi jetën e tij në 2018

“Filmi mbi Freddie Mercury është në ardhje, më parë se sa mund të imagjinohej. Ai do të shfaqet në 2018”. Në një intervistë për Daily Star, Brian May i jep fund spekulimeve mbi filmin e shumëpritur biografik për Freddie Mercury, që këtë vit do të mbushte 70 vjeç.

Tratativat për filmin kanë filluar më shumë se katër vite më parë. Për rolin e këngëtarit kanë qenë në listë aktorë të ndryshëm të njohur mes të cilëve Sacha Baron Cohen, që e la pas një serie të gjatë mosmarrëveshjesh me vetë May, edhe Daniel Radcliffe, që më pas hoqi dorë sepse nuk ishte i përshtatshëm për rolin.

Më në fund, nëntorin e kaluar u lajmërua se aktori që do të luante rolin e Freddie është Rami Malek, i njohur nga publiku në serinë Mr Robot, transmeton Republica.it

Regjia e filmit do t’i besohet Bryan Singer . May tha se grupi muzikor Queen mund të kthehet të interpretojë në Evropë me Adam Lambert në rolin e këngëtarit: “Do të kalojmë pjesën më të madhe të turit në Shtetet e Bashkuara”. /KultPlus.com

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Në Prizren përkujtohet dëshmori Halil Gashi

Në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, këtë të shtunë u mbajtën homazhe për të përkujtuar dëshmorin Halil Gashi, në 27-vjetorin e rënies së tij...

Lajmet e Fundit