19.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Mourinho, sa shumë telashe në javët e fundit të sezonit

Në javët e fundit të sezonit të tij të parë te Manchester United, Jose Mourinho do të duhet të improvizojë me skemat e formacionit titullar, jo për shkak të zgjedhjeve teknike siç bën zakonisht, por për shkak të problemeve fizike.

Kualifikimi pas 120 minutash lojë ndaj Anderlechtit ka pasur një faturë të lartë për “djajtë e kuq”, pasi infermieria e klubit është shtuar me emra të rinj lojtarësh, me Ibrahimoviç dhe Rojo të fundit në radhë.

Tekniku portugez i United pranoi se po vuajnë tashmë telashe serioze, edhe pse në program është një përballje e lehtë në letër, të dielën, kundër Burnleyt. Në mbrojtje mungojnë argjentinasi Rojo, Chris Smalling dhe Phil Johns, ndërsa të tjerët në prapavijë janë sforcuar fizikisht.
“Eric Bailly ka luajtur 6 ndeshje radhazi pa u zëvendësuar, 540 minuta rresht, dhe për më tepër tani nuk kemi shumë mbrojtës të tjerë. Dëmtimi i Zlatan Ibrahimoviç është serioz, por fatmirësisht në sulm e kemi më të lehtë me Rooneyn të gatshëm. Do të shohim nëse edhe Mata mund të kthehet para fundit të sezonit”, tha trajneri Mourinho.

Manchester United do të impenjohet në “Turf Moor” të dielën ndaj Burnleyt për të mbrojtur serinë pozitive pa humbje prej 8 ndeshjesh në të gjitha turnetë. “Djajtë e kuq” synojnë kualifikimin në Champions, e kjo mund të vijë përmes dy rrugëve: vendi i katërt në kampionatin anglez, ose triumfi në Europa League.

Më Shumë

Zyrtare: Ballkani përforcohet me mbrojtësin kroat Ivica Batarelo

Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin më të ri për sezonin e ri dhe bëhet fjalë për mbrojtësin kroat Ivica Batarelo. Batarelo është 27-vjeçar dhe ka një...

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Lajmet e Fundit