SuperLeo

Përsëri, El Classico nuk zhgënjeu. Spektakli sportiv më i mirë që mund të shihet në botën e futbollit, ka ofruar gjithçka që mund të kërkohet. Mbi gjelbërimin e Santiago Bernabeut u pa një futboll i mrekullueshëm, që përfundoi me një ekip i cili nuk arriti të fitojë dhe një tjetër që, duke marrë tre pikët, rrit shumë shanset për të fituar titullin. Dhe më në fund, Messi u shfaq.

Barcelona ka mposhtur kështu Realin e Madridit në fushën e tij, dhe ka rihapur garën e titull me një “klasike” që duhet të mbahet mirë mend. Ekipi i Enrikes ka arritur të reagojë pas eleminimit në Champions nga Juventusi, duke shpallur sërish ambiciet e veta në kampionat, falë një suksesi të firmosur prej një kryevepre të Leo Messit në minutën e fundit.

SuperLeo

Nuk shënonte në Madrid prej pesë ndeshjes atgjentinasi i Barcelonës, dhe tashmë ngjitet në kuotën e 23 golave në kampionat. Reali ka paguar për gabimet e shumta në fazën shënuese, si dhe ndëshkimin në finale të Sergio Ramosit, protagonist i një faulli shumë të rëndë pikërisht kundër Messit (i cili në pjesën e parë ishte lënduar edhe prej një goditje me bërryl nga Marcelo). E pabesueshme finalja, me fitoren e arritur në minutën ’92 pas barazimit të përkohshëm 2-2 të James në minutën ’86. Tashmë pikët janë të barabarta, edhe pse Reali ka një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar me Celta Vigon. Por pesë javët e fundit të kampionatit do të jenë një garë e fortë kokë më kokë.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit