Zehadin Shemsedini: Nxënësit në Gjonaj të Hasit u keqpërdorën politikisht

Drejtori i DKA-së në Prizren, Zehadin Shemsedini, është shprehur për gazetën Kosova Sot se protesta e nxënësve të shkollës në fshatin Gjonaj është një vendim politik për të shkaktuar trazira zgjedhore sesa si rast për ta pasur zgjidhje.

“Pas fillimit të protestës për ata nxënës kam ofruar edhe transport të atyre nxënësve nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas. Por, ata janë të impenjuar për të bërë probleme politike të zgjedhjeve. Duke e ditur se jemi në fund të vitit shkollor i kam lejuar që nxënësit nga klasa e parë të vazhdojnë mësimet në objektin e mëparshëm të vjetër”, është shprehur ai. Pohon se objekti shkollor i ri i ka të gjitha kushtet më të mira për mbajtjen e procesit mësimor.

“Nuk dëshiroj që askush t’i keqpërdorë nxënësit për fushata elektorale”, është shprehur ai.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit