Djali i Ukshin Hotit, aktivistit nga Kosova që ishte mbajtur për shumë vite në burg nga regjimi serb, Ukshin Hoti ka thënë se zgjodhi të inkuadrohej në PDK për shkak të rolit të kësaj partie në proceset e mëdha.
Andin Hoti, i cili është përfshirë në listën e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se në politikë është kyçur edhe për shkak të trashigimisë familjare.
“Po, është e vërtete qe pas propozimit qe me është bere dhe përkrahjes se strukturave te Partisë Demokratike, unë jam sot kandidat për deputet ne zgjedhjet Parlamentare të 11 qershorit,” ka thënë Hoti në një intervistë me Gazetën Express.
“Në politikë, në fakt, natyrshëm jam kyçur, duke e pasur edhe trashëgimi familjare, si dhe duke qene njëra nder rrugët, që unë si individ, mund te jap kontributin tim ndaj vendit tim,” bën të ditur më tej.
Ndërsa e shpjegon edhe zgjedhjen e tij politike duke thënë se ”PDK-në e zgjodha, sepse PDK-ja ka përfaqësuar natyrshëm proviniencën te cilës i takoj. Roli i saj ne proceset historike, qasja e lidershipit ndaj gjeneratës se re dhe hapësira e veprimit ne kuadër te saj, janë arsyet kryesore pse i jam bashkuar, pavarësisht fenomeneve negative qe e kane prekur dhe qe mendoj se janë pasoje e te qenit ne pushtet. PDK-ja është fuqi e madhe politike dhe me kapacitete te mëdha te vetëkorrigjimit, do ta tregoje koha këtë.”
Andin Hoti thotë se nëse merr besimin e qytetarëve në Kuvend do të përfaqësojë rrugën që babai i tij kishte nisur dekada më parë, në të mirë të vendit. /Insajderi.com