14.2 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

“Fushata” largon në Malishevë 23 mësimdhënës

MalishevaPër kalkulime politike me qëllim të përfitimit në vota për zgjedhjet e nëntorit, Komuna e Malishevës ka larguar nga puna 23 mësimdhënës, derisa ka hapur konkurs të ri për t’i plotësuar këto vende pune. Komuna ka bërë seleksionim të mësimdhënëseve, duke i larguar vetëm ata që nuk janë banorë të Malishevës.

Disa prej tyre kanë folur me KTV-në, mirëpo nuk kanë dashur të prononcohen para kamerës me shpresën se do ta rifitojnë mundësinë e punës sërish. Disa prej tyre kanë parashtruar ankesa pranë zyrtarëve komunalë. KTV-ja ka insistuar të flasë me drejtorin për Arsim në Komunën e Malishevës, Isuf Morina, i cili fillimisht e ka konfirmuar largimin, por kur ka mësuar se për çfarë bëhet fjalë, e ka mbyllur telefonin.

Një burim i afërt me përfaqësuesit komunalë i ka thënë KTV-së se ky veprim vjen si pasojë e përplasjeve brenda Partisë Demokratike në Malishevë. Ndarja në dysh e PDK-së dhe formimi i Iniciativës Qytetare nga përkrahësit e Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, sipas këtij burimi, ka vënë në rrezik fitoren e PDK-së. Krejtësisht për përfitime politike dhe manipulim të opinionit publik në prag të zgjedhjeve e vlerëson “Vetëvendosje” këtë veprim.

Më Shumë

Vdiq një person në Prizren, u rrokullis me motor

Një person ka vdekur pasi ishte rrokullisur me motor në Prizren të enjten. Policia ka njoftuar se viktima ishte shtetas i huaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ “Raportohet se si pasojë...

Përurohet Dhoma e Kontaktimit në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë

Në Qendrën për Punë Sociale në Malishevë është përuruar Dhoma e Kontaktimit, një projekt që synon forcimin e shërbimeve sociale dhe mbrojtjen e interesit...

Lajmet e Fundit