Policia e Prizrenit aksion kundër lypsarëve, kapen 44 persona

Policia në Prizren është njoftuar nga shoqatat e biznesit për rritjen e numrit të lëmoshë kërkuesve, kryesisht të atyre që këtë e bëjnë në mënyrë të bezdisshme me ç’ rast shqetësojnë qytetarët por edhe turistët në qytet.

Strukturat udhëheqëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit kanë kontaktuar autoritet relevante nga Republika e Shqipërisë, me ç’ rast është mbajtur një takim konsultativ në Prizren me pjesëmarrës nga Drejtoria e Kufirit dhe Drejtoria e Qarkut të Kukësit dhe institucione tjera që merren me këtë problematikë.

Me datën 30 dhe 31 maj dhe me 2 qershor është vënë në veprim plani operativ për largimin e lypsarëve që vinin nga Shqipëria por edhe kosovarë.
Gjatë këtij plani janë zënë në shkelje të ligjit për kundërvajtje 44 persona, prej tyre 25 të rritur dhe 19 fëmijë.

Të rriturit kanë kaluar nëpër procedura gjyqësore dhe shumica prej tyre janë dënuar.

Më pas në mënyrë të organizuar, ata që kanë qenë nga Shqipëria janë përcjellë për në kufi dhe i janë dorëzuar autoriteteve të kufirit.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit