Demokracia në Veprim me 521 vëzhgues në Rajonin e Prizrenit

Demokracia në Veprim në Rajonin e Prizrenit, është duke u përgatitur që ta monitorojë procesin e votimit me 11 qershor. Në secilin nga 521 vendvotimet, në 6 Komuna të Rajonit të Prizrenit, Demokracia në Veprim do t’i ketë vëzhguesit e vet.

Naim Cahani, zyrtar i KDI-së në Prizren, tha për Gazetaere se “KDI si lidere e rrjetit të organizatave monitoruese Demokracia ne Veprim do të jetë përgjegjëse në monitorimin e procesit zgjedhor në komunat e rajonit të Prizrenit”.

“Në zgjedhjet e 11 qershorit do të mbulohen të gjitha qendrat e votimit që në Rajonin e Prizrenit janë 521”, tha Cahani.

Cahani njofton se procesi i monitorimit të fushatës ka filluar. Janë të angazhuar 10 monitorues afatgjatë për 6 komunat e Rajonit të Prizrenit si dhe janë rekrutuar vëzhguesit afatshkurtër (vëzhguesit ditor të procesit të votimit dhe numërimit).

“Jemi në fazën e trajnimeve për këta vëzhgues”, njofton Cahani.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit