Vajzës i vidhet “Iphone 4” në Suharekë, kapet hajduti

Iphone4Në Stacionin e Autobusëve në Suharekë, dje një person 42- vjeçar ia rremben nga dora telefonin celular të llojit “Iphone 4” një vajze dhe largohet në drejtim të panjohur.

Viktima menjëherë ka kërkuar ndihmën e policisë, të cilët pas një kohe relativisht të shkurtër, kanë arritur të identifikojë e më pas ta arrestojë B. B. mashkull, i vitlindjes 1971 tek i cili është gjetur telefoni.

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin i dyshuari është lënë i lirë dhe rasti do t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt ndërsa telefoni i është kthyer viktimës.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit