5.3 C
Prizren
E enjte, 2 Tetor, 2025

Humb jetën një femër në aksident trafiku në Duhël të Suharekës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën në një aksident në fshatin Duhël të Suharekës, konkretisht autostrada Vërmicë-Prishtinë, ka humbur jetën një femër, shtetase e Suedisë.

Aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture dhe një kamioni.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një automjeti (kamion). Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër shtetase e Suedisë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së, përcjellë PrizrenPress

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin janë dërguar në mbajtje dy meshkuj, njëri shqiptar dhe tjetri slloven

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit njëri shqiptar i Kosovës dhe tjetri shtetas i Sllovenisë janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

“Check-In Festival”, muzika elektronike dhe Rock “ndezin” kryeqytetin

Muzika, energjia dhe emocionet u rikthyen në kryeqytet me edicionin e pestë të “Check-In Festival”. Të rinj, turistë të huaj, por edhe pushues vendas iu...

Abdixhiku në Dragash: Ne qeverisim me duar të pastra, pa afera korruptive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku është shprehur i bindur që kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit, Bexhet Xheladini, do...

Lajmet e Fundit