Haradinaj: Delegatëve të 2 Korrikut do t’u njihet statusi i deputetit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se delegatëve të 2 Korrikut do t’u njihet statusi i deputetit dhe të gjitha privilegjet që nënkupton ky status.

Me rastin e 27 vjetorit të Deklaratës së 2 Korrikut, Haradinaj ka thënë se me këtë datë u bë edhe hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Ata janë delegatët e “2 Korrikut të Pavarësisë”

Sot është përvjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, me të cilën u bë edhe hapi i parë formal drejt pavarësimit të Kosovë.

111 delegatë të Kuvendit të Kosovës, në kushte shtetrrethimi, patën guximin ta vendosin gurin e parë në themelin e një shteti që ishte nisur rrugës së pavarësisë.

Për fat të keq, ky hap sublim i tyre, asnjëherë nuk u vlerësua, sa e si duhet.

Këta delegatë, që pak më vonë miratuan edhe Kushtetutën e Kaçanikut, në historinë e Kosovës do të mbeten “Delegatë të Pavarësisë:, prandaj atyre edhe do t’u njihet statusi e deputetit dhe të gjitha privilegjet që nënkupton ky status.

Deklarata e 2 Korrikut e vitit 1990, duhet të ruhet në kujtesën tonë, si ndër të rrallat ngjarje që e bënë historinë e Kosovës.

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Lajmet e Fundit