Dështojnë universitetet e Hashim Thaçit

Iniciativa e ish-kryeministrit Hashim Thaçi për të hapur universitete publike në çdo qytet të Kosovës po del të jetë e pasuksesshme. Agjencia e Akreditimit të Kosovës ka pezulluar shumë programe të këtyre universiteteve, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Me vendim të ish-kryeministrit Hashim Thaçi komunat kryesore të vendit ishin shndërruar në “qytete universitare”.

Me këtë rast në Pejë ishte themeluar universiteti “Haxhi Zeka”, në Gjilan “Kadri Zeka”, në Prizren “Ukshin Hoti”.

Universitet është hapur edhe në Mitrovicë, në Gjakovë, në Ferizaj.

Por, pak vite pas themelimit këto universitete po ballafaqohen me pezullim të programeve akademike nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) në mungesë të stafit adekuat akademik, shkruan tutje “Zëri”.

Në Universitetin e Ferizajt është pezulluar programi Menaxhment Industrial. Në universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” po ashtu janë pezulluar tri programet: Shkenca kompjuterike, Parashkollor, si dhe Programi Fillor.

Në universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” janë pezulluar shtatë programe: Kontabilitet dhe Financa, Agro-Ekologji dhe Agro-Mjedis, Administrim biznesi në bachelor dhe në master, Juridiko-Penal, Regji-Filmi dhe TV, Juridik i Përgjithshëm.

Në universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” janë pezulluar dy programe: Agrobiznes, si dhe programi Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhimi i Turizmit. /Zëri/

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vjedhje të rëndë në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, pas një operacioni hetimor disa ditor në Suharekë. Sipas njoftimit...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit