26.3 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

VV e bindur, nuk shkon në takim me Haradinaj

Lëvizja Vetëvendosje është e bindur në qëndrimet e saja.
Zëdhënësi i LVV, Shkodran Hoti ka hedhur poshtë zërat për mundësinë e një takimi të mundshëm sot gjatë ditës, të kryetarit të VV-së, Visar Ymerit me kandidatin për kryeministër nga PAN-i.

“Kryetari Ymeri dje ka dalë me një qëndrim të qartë rreth kësaj dhe ne qëndrojmë pas atij” ka thënë Hoti në një prononcim për Arbresh.info.

Po ashtu, kryetari i kësaj partie Visar Ymeri një ditë më parë tha se me Haradinajn mund të takohet vetëm kur ky të largohet nga PAN-i.

“Në qoftë se z. Haradinaj po na fton për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit për qeverisje ai takim mund të pranohet vetëm kur ftesa bëhet nga pozita e kryetarit të AAK-së dhe pasi të dalë prej PAN-it”, ka thënë Ymeri.

Kujtojmë që kandidati për kryeministër i koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma), Ramush Haradinaj, u ka dërguar ftesë dy ish-bashkëpunëtorëve të VLAN-it, liderit të “Vetëvendosjes” Visar Ymerit dhe të parit të LDK-së Isa Mustafës, për t’u takuar ditën e sotme, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Më Shumë

Sulmuesi shqiptar Angjelo Radovani zyrtarisht pjesë e Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv për sezonin 2025/26, duke prezantuar sulmuesin shqiptar Angjelo Radovani. Radovani vjen nga akademia e...

27 vjet nga rënia heroike e Ylber dhe Albrim Fanajt – bëhen homazhe në Landovicë

Në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ylber dhe Albrim Fanaj, sot janë zhvilluar homazhe përkujtimore në...

Lajmet e Fundit