-2.2 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Seminari më i madh për albanologjinë nis sot

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare nis sot në orën 11.00 në Prishtinë, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë dhe do të zgjasë deri më 25 gusht. Sipas profesorit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Paçarizi, i cili që dy mandate është drejtor i këtij seminari, e që sot ishte mysafir në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas profesorit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Paçarizi, i cili që dy mandate është drejtor i këtij seminari, e që sot ishte mysafir në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK),temat që do të trajtohen në këtë edicion të seminarit do të zhvillohen në tre sesione. Ai ka bërë me dije se për sesionet e gjuhës dhe të letërsisë ka interesim të jashtëzakonshëm të pjesëmarrësve.

Paçarizi tha se ky është një organizim me një traditë të gjatë të ngjarjeve shkencore e kulturore që lidhen me albanologjinë. Sipas tij, seminari ka një skemë organizative e cila nuk lëviz shumë nga vitet e mëparshme dhe nuk ka të papritura. Ai tha se po përpiqen të sigurojnë prezantime sa më cilësore të punës shkencore nga autorë të ndryshëm, shqiptarë dhe të huaj. “E veçanta është se seminari i sivjetmë do të prodhojë, përveç revistës tradicionale, edhe një botim të veçantë me punimet më të mira dhe të vlerësuara nga një redaksi ndërkombëtare me kritere më rigoroze sesa deri tash”, tha ai në emisionin e “Mirëmëngjesi Kosovë”.

Drejtori i seminarit tha se këtë vit numri i pjesëmarrësve për mësimin e shqipes është 170, kurse 250 pjesëmarrës do të jenë aktivë. “Ka pasur të interesuar edhe fëmijë të mërgimtarëve tanë, por ne nuk kemi mundësi financiare t’ua mundësojmë pjesëmarrjen atyre”, ka thënë ai, duke shtuar se për ta financuar këtë organizim ka pasur përpjekje gjatë gjithë vitit, edhe pse mjetet për mbulimin e shpenzimeve të ushqimit të seminaristëve janë siguruar ditët e fundit. Ndërkaq, sa i përket mbështetjes që këtë vit ka pasur seminari, Paçarizi bëri me dije se institucionet e Kosovës e kanë mbështetur, por jo mjaftueshëm.

Pjesëmarrësit në këtë seminar janë nga vende të ndryshme të botës dhe kanë mundësinë t’i thellojnë njohuritë e tyre për gjuhën shqipe. “Ata studiues të albanologjisë, qofshin vetëm ndjekës të kurseve për mësimin e shqipes, janë nga vende të ndryshme të botës. Nga Japonia e deri në ShBA e Kanada dhe nga Suedia e deri në vende afrikane dhe të Lindjes së Mesme”, tha Paçarizi për RTK.

Më Shumë

Në fundjavë turneu ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të mbahet më 23 dhe 24...

Hamza në Xerxë: Bizneset i mbështesim me investime, por kërkojmë prej tyre më shumë mbështetje për punëtorët

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar një biznes prodhues në Xerxë të Rahovecit. Hamza ka thënë se do t’i mbështesin ndërmarrjet...

Lajmet e Fundit