10.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Në konvikte vende për afro 4 mijë studentë, në mensë 5 mijë shujta

Qendra e Studentëve në Prishtinë do të hapë konkursin për pranimin e studentëve në konvikte, në fillim të muajit shtator. Këtë vit akademik në qendër të studentëve do të pranohen rreth 300 studentë më shumë se vitin e kaluar, kur kishte rreth 3600 studentë.

Në ditët e para të shtatorit, studentët e Universitetit të Prishtinës do të mund të paraqiten për pranim në konvikte. Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, i ka thënë Radio Kosovës se me hapjen e konvikti i ri, këtë vit do të ketë rritje të kapacitetit për 305 vende.

Sfishta tha se kriteret e pranimit në konvikte nuk kanë ndryshuar. Studenti duhet të jetë i rregullt në Universitetin e Prishtinës, duhet të ketë distancë më shumë se 25 kilometra nga kryeqyteti dhe ndikim ka edhe nota mesatare. Studentët nga familjet e dëshmorëve do të kenë përparësi në pranim duke u liruar kështu nga obligimet për pagesa.

“Edhe këtë vit është paraparë që kategoritë e dala nga lufta, studentë të këtyre kategorive do të kenë përparësi në pranim në qendrën e studentëve si dhe do të lirohen nga participimi në konvikt dhe mensën e studentëve”, thotë Sfishta.

Përveç hapjes së konviktit të ri, në të tjerat është duke u punuar për kushte më të mira për studentët, tha Sfishta.

“Kushtet në Qendrën e Studenteve janë të mira, këtë e vërtetoi me meremetime, riparime ndërhyrje, që edhe këtë vit gjatë verës kur nuk janë studentët këtu .Jemi duke i bërë në mënyrë që këto kushte, këtë nivel të shërbimeve ta rrisim edhe me tutje, dhe mendoj që studentët do t’i presin kushte shumë të mira që të jenë në gjendje të studiojnë në Universitetin e Prishtinës”, tha ai.

Kapaciteti në konvikte vitin e kaluar ishte rreth 3600 studentë, kurse kapaciteti për shujta në mensë 5000.

Më Shumë

Nënkryetari i Prizrenit, Kujtim Gashi, takon ish-komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Bühler

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, ka takuar ish-komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Erhard Bühler, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për përkushtimin e...

Prizreni ballafaqohet me reduktim të furnizimit me ujë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve gjatë verës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar qytetarët e Prizrenit për reduktime të furnizimit me ujë, të cilat vijnë si pasojë e temperaturave...

Lajmet e Fundit