Baxhaku pret garë të madhe mes LDK-së e VV-së për Prizrenin

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale, Hatim Baxhaku, në emisionin “Interaktiv” ka thënë se pret fitore të LDK-së në këto zgjedhje.

Ai rivalin kryesor në garën për Prizrenin e sheh Mytaher Haskukën, kandidat i Vetëvendosjes për këtë qytet, derisa nuk pret që gara të vendoset në raundin e parë.

“Do të jetë garë e fortë, sepse kandidatët i vlerësojë shumë. Por besoj se avantazhet e LDK-së janë shumë më të mëdha karshi kandidatëve tjerë. I njoh kandidatët e partive, por me kandidatin e PDK-së kam një njohje nga larg”, ka thënë Baxhaku.

“LDK-ja do të ketë një fitore bindëse, Prizreni është problem të fitohet në raundin e parë. Fitorja në raundin e parë do të jetë e pamundshme”, ka shtuar ai.

“Gjasat i kemi të mëdha për të fituar sepse ky pushtet ka degraduar në të gjitha sferat në Prizren. Janë të pamohueshme keqqeverisjet, keqpërdorimet dhe zhvatjet, por nuk dua të flas për këto pasi nuk jemi në fushatë”, ka thënë veç të tjerash Baxhaku.

Pasi ka treguar procedurën e nominimit të tij për kryetar të Prizrenit nga LDK-ja, ka folur për prioritetet e zhvillimit të komunës. Sipas tij kujdes të madh do t’i kushtojë zhvillimit të aktiviteteve kulturore. Në këtë kontekst ai ka përmendur përkrahjen e “Dokufestit”, “Zambakun e Prizrenit” dhe teatrin. /Koha.net/

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit