Arrestohet mashtruesi i vizave në Prizren

Policia ka arrestuar dje në Prizren një të dyshuar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një person tjetër, ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar rregullimin e vizave të punës për në Gjermani.

Si viktima janë intervistuar 15 persona, janë bastisur tri lokacione ku janë sekuestruar dokumentacion i ndryshëm në lidhje me vizat gjermane: laptop, telefon si dhe një veturë me targa vendore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Shaqir Totaj: Kurti ndryshon qëndrime dhe nuk i mban premtimet

Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke u fokusuar në procesin e formimit të institucioneve...

I pakënaqur me notat e fëmijës, prindi dyshohet se kërcënoi mësimdhënësen në Rahovec

Një incident është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar një mësimdhënëse. Fillimisht u raportua se...

Lajmet e Fundit