3.7 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Disa anekdota me shkrimtarë

 

  1. Jorge Luis Borges ndërsa jepte leksione si profesor letërsie në Universitet, pyeti një studente se ç’mendonte ajo për Shekspirin. Studentja iu përgjigj:

– I mërzitshëm. Të paktën me ato ç’ka shkruar deri tani.

– Ndoshta Shekspiri ende nuk ka shkruar për ju. Kushedi, e bën brenda pesë vitesh që vijnë. – i thotë Borges-i.

  1. Kur shkrimtari spanjoll, Camilo José Cela, sapo qe shpallur fitues i çmimit Nobel, një gazetar e pyeti:

– A ju ka çuditur fitimi i çmimit Nobel në Letërsi?

– Shumë. Mbi të gjitha sepse prisja atë të Fizikës. – përgjigjet shkrimtari.

  1. Dramaturgun nobelist, Jacinto Benavente, e vizitoi një i njohuri i tij, një dramaturg jo shumë i njohur. Duke ardhur rrotull nëpër shtëpi, i habitur nga biblioteka shumë e pasur e të zotit të shtëpisë, miku gati klithi:

– Ua, don Jacinto! Me tërë këto libra mund të shkruash kushedi sa komedi të mrekullueshme.

– Merri, miku im. Janë të gjitha në dispozicionin tuaj. – ia kthen dramaturgu.

  1. Kur Alfonsin XIII e nderoi shkrimtarin dhe filozofin e shquar spanjoll, Miguel de Unamuno, duke i dhënë Kryqin e Madh, ky i fundit i thotë:

– Më nderoni, madhëri, duke më dhënë këtë kryq kaq të merituar.

– Po më çuditni. Shumica e atyre që e kanë marrë këtë kryq, më kanë siguruar se nuk e meritonin.

– Sigurisht, madhëri, ashtu ka qenë në rastin e tyre.

  1. Pas 20 vjetësh, Antonio Alcalá Galiano takohet me një të njohurën e tij.

– Don Antonio, – i thotë ajo e habitur, – sa qenkeni plakur?!

– As ju nuk jeni më e re, – ia kthen shkrimtari. – Por kështu u ndodh atyre që hipin për herë të parë në anije: u duket se është toka ajo që largohet prej tyre, ndërsa ata qëndrojnë në vend.

  1. Një gazetar në Romë, për ta provokuar Borges-in e pyet:

– A ka më kanibalë në vendin tuaj?

– Jo, – i përgjigjet shkrimtari. – Tashmë i kemi ngrënë të gjithë.

/Shqip/

Më Shumë

Rrëshqitje të dheut në disa zona të Prizrenit, autoritetet reagojnë në terren

Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut në disa zona të Komunës së Prizrenit, duke rrezikuar rrugë dhe prona...

Bora ngrin Bashkimin në Prizren

Në një dramë të vërtetë të zhvilluar në Prizren, Bora fitoi ndaj Bashkimit me shifrat 83:85 (20:18, 21:22, 23:25, 19:20), në javën e 14-t...

Lajmet e Fundit