12.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

NISMA: Në Prizren vazhdon sistemimi i mësimdhënësve pa konkurs!

NISMA për Kosovën, dega në Prizren, ka akuzuar Qeverinë e Ramadan Mujës për politizim të arsimit.

NISMA, përmes një reagimi dërguar mediave, ka thënë se partia në pushtet po sistemon dhe risistemon mësimdhënësit pa konkurs.

“Vazhdimi i politizimit të arsimit në Prizren, nga klanet parapolitike të partisë në pushtet, janë dëshmi e mjaftueshme se qeveria në ikje e Ramadan Mujes përveç që duhet të ndëshkohet me 22. Tetor, ajo duhet të jap llogari edhe para organeve te drejtësisë, për shkatërrimin e arsimit në komunën tonë”, thuhet ne komunikatën këtij subjekti politik, përcjell PrizrenPress.

“Me fillimin e zbatimit të kurrikules së re shkollore në vitin shkollor 2017/2018, në nivelin e arsimit fillor dhe e mesme e ulët, klasave parafillore dhe e parë, u është shtuar lënda e gjuhës angleze, që rrjedhimisht nënkupton se duhet të kishte edhe shtim të mësimdhënësve të kësaj lënde mësimore (së paku 16-të norma-vende pune), mirëpo nuk ka asnjë konkurs publik, derisa ka vetëm sistemim të mësimdhënësve mbi baza politike, gjoja se këta të sistemuarit kanë mbetur pa norma”.

“Atëherë shtrohet pyetja, se si mund të zhvillohet kurrikula e re, me mësimdhënës të tillë (të njëjtë) ?!”.

“Pra, nga kjo vijmë në konstatimin se veprimet e tilla në arsim në komunën e Prizrenit, rrisin regresin, apo thënë më saktë se arsimi në këtë komunë, po degradohet skajshmërish”.

“Po ashtu duhet të vëmë në pah se , edhe në klasën e VI-të fillore, është futur edhe gjuha gjermane, që nënkupton se duhej të kishte shtim edhe për gjashtë norma për mësimdhënës, mirëpo edhe këtu nuk ka konkurs të shpallur, që lenë hapësirë të konsiderueshme për manipulime të shumta”.

“Punësimet që ditëve të fundit po ndodhin mbi baza politike dhe familjare në prag të fushatës së zgjedhjeve lokale të 22. Tetorit, NISMA për Kosovën pas ardhjes në pushtet do ti trajtoj edhe njëherë, si dhe do të merr masa ndaj komisioneve intervistuese, si dhe atyre që janë pranuar pa plotësim të kritereve. Për fat të keq, një gjë e ngjashme si në arsim është duke ndodhur edhe në shëndetësi e administratë, për të cilat qytetarët tashmë janë përcaktuar që qeverisjen komunale të PDK-së, ta ndëshkojnë me 22.tetor”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Të gjitha biletat për finalen Bashkimi – Trepça janë shitur, pritet atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren

Finalja e sontme ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, që do të luhet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, pritet të zhvillohet përpara një audience të...

Sonte ndeshja e dytë e serisë finale ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës

Sonte, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit – një përballje që pritet të jetë...

Lajmet e Fundit