Millaku e VV-së: Zafir, bëhemi bashkë ia fillojmë nga Prizreni

Thirrjes së deputetit të Nismës, Zafir Berisha, drejtuar VV-së e LDK-së që t’i bëjnë 60 vota për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, i është përgjigjur deputetja e VV-së, Drita Millaku.

Berisha përmes një postimi në Facebook, iu ka premtuar dy partive opozitare në Kuvend se arrijnë t’i bëjnë 60 vota për ta rrëzuar qeverinë, vota e tij do të jetë e 61-ta.

Kësaj ftese i është përgjigjur deputetja e VV-së, Drita Millaku, duke i kërkuar Berishës, që të bëhen bashkë e ta fitojnë Prizrenin.

Postimi i deputetes Millaku:

“Zafir Berisha paska kerku që ti bëjmë 60 vota e ta rëzojmë qeverinë.

Përgjigje: Zafir nëse e ke seriozisht hajde bëhemi bashkë ia fillojmë nga Prizreni” (sic.), ka shkruar Millaku. /Telegrafi/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit