9.7 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Thaçi kërkon mobilizim për ta fituar Prizrenin

Thaci7-03Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga kryetarët e nëndegëve të këtij subjekti politik në Prizren që në zgjedhjet e nëntorit të mos konfrontohen me asnjë subjekt politik dhe të mobilizohen për të fituar edhe mandantin e tretë në këtë qytet.

Ai i ka porositur përfaqësuesit e këtyre nëndegëve që gjatë fushatës zgjedhore më shumë të flasin për punën që është bërë deri më tash në komunën  e Prizrenit, dhe për vizionin e ardhshëm të PDK-së.

Kryetari i PDK-së, Thaçi ka kërkuar nga kryetarët e të gjitha nëndegëve që të bëjnë një fushatë të mirë zgjedhore. “Thaçi kërkoi që të jemi të kujdesshëm gjatë fushatës”, tregon burimi i “PrizrenPress-it”.

Dega e PDK-së në Prizren, përkundër premtimit as sot nuk ka publikuar listën zgjedhore. Sipas burimit brenda këtij takimi, Thaçi ka kritikuar strukturën e partisë për vonesën e hartimit të listës zgjedhore. “ Kryetari kërkoj që të tregohemi të kujdesshmë edhe nga ndonjë pakënaqësi që mund të shfaqet pas publikimit të listës”, tregon burimi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon...

Bashkimi në Itali: Përqendrim maksimal për sfidën e nesërme në Reggio Emilia

Bashkimit i Prizrenit tashmë ka mbërritur në Itali dhe po zhvillon seancat e para stërvitore në prag të ndeshjes së nesërme në Reggio Emilia,...

Lajmet e Fundit