3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Xhabali: Ndërtimet pa leje po e dëmtojnë urbanizmin dhe buxhetin komunal të Prizrenit

Valon XhabaliOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka nisur në korrik zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”. Koordinator i Programit të Trashëgimisë Kulturore, Valon Xhabali, tha se nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor.” Projekti synon që të instaloj një sistem të monitorimit të përhershëm të aktivitetit shtetëror (dy nivelet e pushtetit dhe organet e drejtësisë) në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në Qendrën Historike të tij, për të siguruar rend urbanistik”, tha Xhabali.

Gjatë muajit gusht “EC Ma Ndryshe” ka shqyrtuar çështjen e lejeve të ndërtimit që lëshohen nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, meqë kjo temë ishte prekur në Raportin e fundit të Auditorit për Komunën e Prizrenit.
Sipas tij, auditorët kanë konstatuar se Komuna e Prizrenit nga lejet e ndërtimit për periudhën e vitit 2012 kishte planifikuar që të realizoj të hyra në vlerë 800,000 €, ndërsa kishte arkëtuar 843,346 €. Ata kanë testuar 8 mostra në vlerën 274,582 € dhe kanë identifikuar si mangësi, mos sigurimin e një bazë të plotë të të dhënave për numrin e kërkesave për leje, lejet e lëshuara, dhe refuzimet për vitin 2012; dhe në tri raste kanë konstatuar se komuna kishte lëshuar vendim për ndërtimin e dy kateve, ndërsa inspektorët në terren kanë vërejtur tejkalime në ndërtimin e objekteve dhe janë ndërtuar më shumë kate se sa është përcaktuar me leje ndërtimi.

“Mungesa e një baze të plotë të të dhënave për lejet e ndërtimit, si dhe tejkalimi i kateve të lejuara të ndërtimit, rritë rrezikun që tarifat të mos kalkulohen saktë dhe të kemi një nënpagesë të të hyrave”, ka identifikuar Auditori.
Sipas Auditorëve kryetari i komunës duhet që të krijojë një bazë të saktë të të dhënave se sa ka qenë numri i kërkesave për leje, lejet që janë lëshuar dhe ato që janë refuzuar” dhe po ashtu që “rastet e tejkalimit të ndërtimeve të rishikohen dhe si të tilla ose të ndërpriten ose të paguhen tarifat shtesë”.
“Në bazë të këtyre vërejtjeve ‘EC Ma Ndryshe’ ka kërkuar nga DUPH-ja të lejojë qasjen në dokumentet publike, për të parë nëse Komuna e Prizrenit ka krijuar një bazë të plotë të të dhënave që kanë të bëjnë me kërkesat për lejet ndërtimore dhe nëse është zbatuar rekomandimi i Auditorëve”

Nga DUPH-ja është pranuar një letër me përgjigje në kërkesë, në të cilën thuhet se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2013 DUPH ka miratuar 90 leje ndërtimore dhe ka refuzuar 31 sosh. Ndërsa lidhur me tejkalimet në ndërtimin e objekteve në vitin 2013 DUPH ka theksuar se “nuk është formuar asnjë listë, për arsye se për të verifikuar tejkalimet e objekteve në qytetin e Prizrenit si dhe verifikimin e objekteve ilegale të ndërtuara duhet të formohet një komision”. Gjithashtu sqarohet se formimi i kësaj liste hyn në kompetencat e Drejtorisë së Inspektorateve.

Një hulumtim i mëparshëm i “EC Ma Ndryshe” pat nxjerrë në dritë faktin se edhe Drejtoria e Inspektorateve respektivisht Inspektorati i Ndërtimtarisë nuk posedonte një listë të objekteve pa leje dhe me tejkalime, që duhen rrënuar.
Në bazë të këtyre të gjeturave “EC Ma Ndryshe “ konstaton se Qeveria Komunale nuk po tregon vullnet të mjaftueshëm për të vendosur rend urbanistik në Prizren dhe sipas përfundimeve të Auditorit një gjendje e tillë po ndikon negativisht në urbanizimin e qytetit dhe në buxhetin komunal.
“Në i bëjmë thirrje komunës së Prizrenit që në afatin sa më të shkurtër kohor të reflektoj mbi të gjeturat e Auditorit në lidhje me lejet ndërtimore dhe t’i ndërmarrë veprimet e duhura për zbatimin e rekomandimit të dhënë në këtë drejtim”, shprehet Xhabali.

Ai tha se “Ec Ma Ndryshe” fton kryetarin e Komunës që të urdhërojë DUPH-në dhe DI-në që bashkërisht të krijojnë një bazë të saktë të të dhënave për lejet ndërtimore, dhe në bazë të kësaj liste të nisin ekzekutimet në objektet pa leje dhe me tejkalime.

“EC Ma Ndryshe’ kërkon nga Qeveria Komunale e Prizrenit që të veproj konform përgjegjësive ligjore që ka dhe të marrë veprime konkrete për ndalimin e degradimit urbanistik që tashmë ka marrë përmasa shqetësuese brenda qytetit. Urbanizimi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale. Ky projekt përkrahet financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Haxhi Shala e Sabit Januzi pranojnë akuzën se frikësuan një dëshmitar

Haxhi Shala dhe Sabit Januzi pranojnë akuzën e frikësimit të një dëshmitari dhe pengimit në marrëveshje për pranimin e fajësisë me Zyrën e Prokurorit...

Vetëvendosje bashkoi bashkatdhetarët në një takim në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren organizoi një takim me bashkatdhetarët nga diaspora. Qindra pjesëmarrës u mblodhën për të diskutuar rreth zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. “Nga përfaqësues...

Lajmet e Fundit