3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Berisha: Muja e Kryeziu nuk kanë fytyrë të kërkojnë votën e qytetarëve

Zafir Berisha 1Kandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha është befasuar kur ka dëgjuar se për kryetar të Komunës, PDK-ja ka rikandiduar Ramadan Mujën dhe LDK-ja ka ricikluar Eqrem Kryeziun. Ai thotë se Muja e Kryeziu nuk kanë fytyrë me kërku votën e qytetarëve.

“Këta kandidatë po më befasojnë si kanë marrë guxim me dalë në garë me lypë besimin e qytetarëve. Prizreni që nga paslufta ka pas nevojë për një qeverisje që është në shërbim të qytetarëve po qe s’ka ndodhë për fat të keq, pikërisht për shkak keqqeverisjes së këtyre kandidatëve dhe tash nuk e di si kanë fytyrë me kërku edhe një herë besimin e qytetarëve”, tha Berisha për “PrizrenPress”.

Ai vlerëson se dy kandidatët e partive më të mëdha janë të konsumuar politikisht. “Fitoren mund sot ta shpalli, sepse kandidatët që kanë konkurruar një pjesë e madhe se kanë idenë se për çka garojnë dhe disa vetëm janë të konsumuar dhe të ricikluar”, shprehet Berisha.

Sipas tij, qeverisja e këtyre kandidatëve është turpi më i madh që i ka ndodhë Prizrenit në këto vitet e pasluftës. ”Por, besoj se pas 3 nëntorit do t’i kthehet krenaria qytetit të Prizrenit në raport me institucionet komunale”, tha Berisha.

Ai tha se me ardhjen në pushtet të BD-së do të shpëtojnë qytetarët dhe qyteti i Prizrenit. “BD-ja punën e parë që do të bëjë kur të vjen në pushtet do të jetë kontrollimi i keqpërdorimeve që pushtetarët aktualë kanë bërë për gjatë këtyre viteve. Për të gjitha ato vjedhje qe i kanë bërë kanë m’u përgjigj para drejtësisë, sepse ne nuk guxojmë me kriju logjikën që vjedhë sa të muajsh dhe pastaj shko në shtëpi”, shprehet Berisha.

Ai kritikon edhe vizitën e kandidatit të koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashit dhe klerikut katolik në Prizren, Don Shan Zefi, që kanë realizuar dje në zyrat e PDK-së.

“Vizita e kandidatit të AAK-së-LDD-së, Lulëzim Kabashit në zyrat e PDK-së, tregon qëndrimin e mjerë të mikut tim, i cili lyp besimin e qytetarëve dhe viziton dhe ekspozohet me zyrat e krimit të organizuar. Po ashtu shfrytëzoj rastin qe Shan Zefit dhe Kisha Katolike po edhe institucioneve tjera fetare, t’i bëj ftesë që të qëndrojnë large fushatës elektorale, sepse vizita e tij ne zyrat e PDK-së në këto ditë si bënë mirë as Shan Zefit, e as Kishës./PrizrenPress.com/

Intervista e plotë

PrizrenPress: Pse vendoset të kandidoni për kryetar të Komunës së Prizrenit?
Zafir Berisha: E ndjej obligim ndaj vendit dhe qytetarëve që të jap kontributin tim me mundësisht që kam për faktin se angazhimi ynë para luftës gjatë dhe pas luftës për një jetë më të mirë nuk është realizua dhe institucionet e shtetit për të cilin është derdhë shumë gjak kanë ra në duar të njerëzve të papërgjegjshëm dhe të krimit të organizuar.

PrizrenPress: A jeni i sigurt se do t’i fitoni zgjedhjet në nëntor?

Zafir Berisha: Fitoren mund edhe sot ta shpalli sepse kandidatët që kanë konkurruar një pjesë e madhe se kanë idenë se për çka garojnë dhe disa vetëm janë të konsumuar dhe riciklimi as atyre nuk ju bënë hajrë

PrizrenPress: Cili është vlerësimi i Juaj për kandidatët e partive të tjera dhe a frikësoheni se mund ta rrezikojnë fitoren tuaj?

Zafir Berisha:Kandidatët tjerë po më befasojnë si kanë marrë guxim me dalë në garë me lypë besimin e qytetarëve. Prizreni që nga paslufta ka pas nevojë për një qeverisje që është në shërbim të qytetarëve po qe s’ka ndodhë për fat të keq, pikërisht për shkak keqqeverisjes së këtyre kandidatëve. Prandaj, nuk e di si kanë fytyrë me kërku votën e qytetarëve.

PrizrenPress: Si e vlerësoni nëpërgjithësi qeverisjen aktuale të Komunës së Prizrenit?

Zafir Berisha: Qeverisja aktuale është turpi më i madh që i ka ndodhë Prizrenit.

PrizrenPress: E konsideroni të domosdoshëm kthimin e qeverisjes së mirë në këtë komunë?

Zafir Berisha: Besoj se pas 3 nëntorit do t’i kthehet krenaria qytetit të Prizrenit në raport me institucionet komunale.

PrizrenPress: Çka do të fitojë Prizreni me ardhjen në pushtet të Bashkimit Demokratik?

Zafir Berisha:Me ardhjen tonë Prizreni do të fitojë institucione të përgjegjshme që do të jenë në shërbim të qytetarëve.

PrizrenPress: Vazhdimisht keni kritikuar dhe ngritur zërin kundër korrupsionit. Si do të luftoni këtë fenomen që është instaluar në Komunën e Prizrenit?

Zafir Berisha: Kam kritiku me arsye. Mendoj se pak kemi kritikuar se e meriton kjo garnitura mafioze që e bëni “rezil” qytetin me sjelljet dhe veprimet e tyre nëpër gjykata për vjedhje dhe shkelje ligjore. Prandaj, me ardhjen tonë gjëja e parë që do të bëjmë do të jetë kontrollimi puna e tyre 4 vjeçare dhe gjithë ato vjedhje qe i kanë bërë kanë m’u përgjigjur para drejtësisë,sepse ne nuk guxojmë me krijojmë logjikën që vjedh sa te mundesh dhe pastaj shko në shtëpi. Kjo është e papranueshme , prandaj duhet njëherë e përgjithmonë ta dimë se hajni e ka vendin në burg. Fundi i fundit ia kemi borxh këtij vendi me ia kthye krenarin dhe koha po tregon se e vetmja shpresë jemi ne.

 

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Lajmet e Fundit