Shaqir Totaj: Hasi është rreshtuar pas PDK-së

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj thotë se Hasi është rreshtuar pas PDK-së.

Ai, sot ka zhvilluar takime me banorët e dy fshatrave, përkatësisht Krajk dhe Zym.

“Mikpritje dhe mbështetje e madhe në fshatrat Krajk dhe Zym. Hasi është rreshtuar pas PDK-së në këto zgjedhje në mënyrë që të vazhdojmë me investimet gjatë katër viteve të ardhshme”, shkruan ai në Facebook.

“Fshati urban është koncepti im për rrugë të reja, ujë 24 orë, ndriçim publik, arsim cilësor, shërbim efikase dhe zhvillim të agro turizmit”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit