Kategorizimi i veteranëve do të nisë nga e para

Ish-Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa ka dështuar të bëjë kategorizimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, ashtu siç ishte paraparë me Plotësim-ndryshim të Ligjit për këtë kategori, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse pas një vonese katër muajsh, në korrik të këtij viti, Qeveria në detyrë kishte formuar një Komision që do të merrej me procesin e kategorizimit, mirëpo përveç një takimi në të cilin është diskutuar për planin e punës, nuk është ndërmarrë asnjë veprim e as takim tjetër.

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi, i kishte thënë gazetës së Komisioni në fjalë nuk ka mundur që të vazhdojë punën shkaku i mosaprovimit të një rregulloreje, edhe pse kishte paralajmëruar se ajo do të miratohej shumë shpejt, por që as kjo nuk kishte ndodhur.

E ky proces pritet që të kthehet në pikën fillestare…

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Lajmet e Fundit