9.5 C
Prizren
E premte, 5 Dhjetor, 2025

Vetëvendosje në Prizren: Po na kërcënojnë !

Zëdhënësja e Shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Alisa Hasani, në një konferencë të jashtëzakonshme tha se në Prizren është ashpërsuar fushata zgjedhore.

“Fushatës sonë të suksesshme dhe pozitive kundërshtarët politikë kanë filluar ti kundërpërgjigjen me ashpërsim të gjuhës duke mos zgjedhur as metoda. Ata kanë filluar t’i atakojnë aktivistët tanë në terren dhe nëpërmjet medieve të tyre, kanë filluar ta sulmojnë me gënjeshtra kandidatin tonë.

Ajo tha më tej se kjo po bëhet pasi siç tha ajo “qeverisja në ikje në Prizren është në panik dhe këtë panik po e shpërfaqin me metoda të ndryshme .

“Ata e kanë të çartë se Vetëvendosje po vjen në pushtet me kandidatin Mytaher Haskuka. Ata kanë filluar ta vlojnë një kazan të shpifjeve për LVV. Klani pronto janë organizuar me metodat e tyte të njohura të ShIK-ut dhe po i kërcënojnë aktivistët tanë dhe po sajojnë propagandë të rrejshme, kundër kandidatit tonë për kryetar” u shpreh Hasani.

Sipas Vetëvendosjes kundërshtarët “e kanë të çartë se me ardhjen tonë në pushtet do të shpërfaqen të bëmat e tyre . Këto të bëma janë të njohura për qytetrët.

“Ne ua bëjmë me dije se nuk ua kemi as frikën as respektin. Përkundër që kanë një kanddiat të ri në garë dhe thirren në ndryshime me metodat e tyre mbeten të njëjta. Si mund ta ndryshojnë qytetin kur ata s’mund ta ndryshojnë as veten”.

Vetëvendosje bënë thirrje për një fushatë të dinjitetshme dhe që të mos provokohen aktivistët në terren dhe ti ndalin propaganda e rrejshme.

Më Shumë

Betohet Ekrem Kastrati dhe 27 anëtarët e rinj të Kuvendit Komunal të Malishevës

Sot, në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Malishevës, dhanë betimin Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, si dhe 27 anëtarët e rinj të...

Ndahet nga jeta ish-zyrtari policor nga Prizreni

Është ndarë nga jeta ish-zyrtari i Policisë së Kosovës, Nijazi Sadikaj nga Poslishti i Prizrenit Lajmin të ditur e kanë bërë familja e tij, përmes...

Lajmet e Fundit