Sefer Saramati, tërë jetën ia kushtoi arsimit

Sefer Saramati tërë jetën ia ka kushtuar arsimit. Ai, aktualisht është kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Prizren.

Saramati tregon se gjatë mandatit, ka pasur ndërprerej të aktivitetit në mungesë të ambientit për ushtrimin e veprimtarisë.

“Nga qeveria komunale nuk kemi pasur asnjë ndihmë”, thotë ai.

“Ka ndodhur që edhe energjinë elektrike ta paguajmë nga pensionet tona”, tregon ai.
Shoqata e Veteranëve të Arsimit të Kosovës, themelua ne mars të vitit 1996 në Prishtinë dhe kryetari i parë u zgjodh prof..dr. Pajazit Nushi.

Dega e Shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Prizren, ndërkaq u themelua në nëntor të vitit 1996.
Themelimi i kësaj shoqate ishte kundërpërgjigje shoqatave serbe të kohës së sistemit paralel të arsimit në Kosovë. Për Kryetar u zgjodh Profesor Fuat Ostrozubi, e nënkryetar Xhafer Kabashi.

Saramati aktualisht ushtron mandatin e dytë të kryetarit të ShVA-dnë Prizren.

“Veteranëve u mungon një hapësirë për relaksim si dhe veprimtari krijuese. Për këtë qëllim mendojmë që qeveria komunale, e cila do të del nga këto zgjedhje të bëjë një zgjidhje me afatgjate”.

“Për këtë qëllim mendojmë që objekti në pronësi të familjes së mësuesit të parë të shkollës shqipe në Kosovë në qytetin e Prizrenit LAZËR LUMEZI të shndërrohet në ” Shtëpi të mësuesit”, objekt të cilin familja e mësuesit të parë , pa kompenzim ia fal shoqatës”.

Lazër Lumezi lindi në Prizren më 1870, ku mbaroi edhe shkollën fillore. Pos gjuhës amtare zotëronte edhe gjuhën gjermane, serbe, turke e italiane. Ishte bashkëkohanik i Mati Logorecit. Dha kontribut të madh në përhapjen e alfabetit të Manastirit, hapi shkollën e parë shqipe në Zhur.

Në mësojtoren e parë shqipe në Prizren punoi plotë 40 vjet ( 1892 – 1932). Vdiq më 1941. Jeta dhe vepra e tij na nderon.
(Shkrimi është sponsorizuar )

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit