14.7 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Mytaher Haskuka në Reçan me 43 zotime edhe në gjuhën boshnjake

Gjatë ditës së sotme, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren, vazhdoi me takimin e radhës me banorët e Reçanit.

“Ne edhe para se të vijmë në Reçan i kemi kemi pasur të shtypura 43 zotimet në gjuhën boshnjake, që ju t’i kuptoni më mirë këto zotime” tha Haskuka.

“Një gjë ta keni të qartë, këto 43 zotime nuk janë vetëm për një pjesë të caktuar të Komunës sonë, por janë të njëjta për të gjitha pjesët e Komunës së Prizrenit, dhe si të tilla, njëjtë do të implementohen kudo, varësisht nga specifikat e vendbanimeve”.

“Kjo pjesë ka rreth 25 hotele dhe restorante, janë pak të reklamuara për turistët, zyrat ndërlidhëse këtë do ta bëjnë për ju, që ju më pas të keni se ku t’i shisni prodhimet tuaja, pikërisht nëpër këto restorante. Gjithçka varet nga vendimi juaj më 22 tetor. Keni dy rrugë, të vazhdoni të mbeteni kështu si jeni tash, apo të bëheni pjesë e vendimmarrjeve për vendbanimet tuaja.“ tha mes tjerash Haskuka.

 

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Haxhiu: Masakra e Korishës, një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe sot në Korishë të Prizrenit. Ajo, ka thënë se sot përkulemi...

Lajmet e Fundit