Policia e Prizrenit sekuestron armë zjarri, kallashnikov e pistoletë

Gjatë aktiviteteve operative të ditës së sotme në Rajonin e Prizrenit janë sekuestruar dy armë zjarri: një kallashnikov dhe një pistoletë.

“Rreth orës 03:45 një patrullë policore e cila po patrullonte nëpër rrugët e fshatit Atmaxhë e kanë ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në dollapin e derës së automjetit është gjetur një pistoletë e llojit “EKOL Aras Magnum” 9mm. Me numër serik 1630446 i cili është sekuestruar nga krim teknikët e policisë”, njoftoi përmes një kumtese policia e rajonit të Prizrenit.

Tutje në njoftim thuhet se rreth orës 07:30 minuta, hetues policorë nga Suhareka e kanë bastisur një shtëpi në fshatin Javor në kërkim të armëve ilegale me ç’ rast është sekuestruar një kallashnikov me numër serik3117702.

Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që shkresat e lëndëve dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë ndërsa të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit