Haskuka: Grave do t’u krijojmë hapsësirë për pjesëmarrje në tregun e punës

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me kryetarin dhe deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, deputetet, Albulena Haxhiu e Drita Millaku, gjatë ditës kanë mbajtur një takim me gra, të cilave u janë prezantuar kandidatet për asamble komunale. Në adresimin e tij grave pjesëmarrëse në këtë takim, Haskuka mes tjerash tha:

“Prizreni ka pjesëmarje të ulët të grave në tregun e punës, në raport me komunat tjera. Shkaku i vetëm i kësaj gjendje ka të bëjë me faktin, se kujdesin për fëmijë e ka përsipër gruaja. Kostoja që ato ta dërgojnë të paktën një fëmijë në çerdhe, pothuajse është e pamundur. Sepse dihet, se për t’i dërguar dy fëmijë në çerdhe, pagesa arrin deri në 200 euro, përderisa paga e saj sillet diku rreth 250 euro”.

“ Mungesa e çerdheve publike në Prizren , për këto gra, është një padrejtësi e madhe. Ashtu sikur edhe në Prishtinë, ne do t’i realizojmë këto kërkesa elementare për një familje normale. Ndërtimi i katër çerdheve me kosto të përballueshme në Prizren, për këto gra, do të thotë edhe kohë, edhe punë edhe kursim nga pagat e tyre. Kur këtë ia shtojmë edhe shujtën ushqimore dhe qumështin falas për nxënësit deri në klasën e 5-të, mendoj se do të arrijmë që grave t’ua lehtësojmë një tjetër barrë në familje.”,

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Lajmet e Fundit