Veseli: Do ta fuqizojmë më tej Rahovecin, kampionin e vreshtarisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kryetarin aktual dhe kandidatin e Rahovecit në zgjedhjet e 22 tetorit, Idriz Vehapi, kanë vizituar sot bodrumin “Kosova Wine”, dhe Bodrumin e Vjetër “Haxhijaha”, në Rahovec.

Veseli u shpreh se platforma e PDK-së Forca e Ndryshimit do t’i shërbejë fuqizimit të mëtejmë të vreshtarëve dhe të gjithë ndërmarrësve të Rahovecit.

“I përgëzoj vreshtarët për punën e tyre të palodhshme dhe shembullin që po japin me prodhimet e tyre cilësore, duke përfshirë miliona litra verë dhe lloje të shumta verërash, të cilat po i eksportojnë edhe në shtetet e Bashkimit Evropian. Në mandatet e kaluara kemi arritur që ta dyfishojmë buxhetin për bujqësinë dhe nuk jemi kursyer në mbështetjen e vreshtarëve dhe fermerëve përmes granteve dhe subvencioneve”, ka thënë Veseli gjatë takimit me pronarët e bodrumeve “Kosova Wine” dhe “Haxhijaha”.

Kreu i PDK-së theksoi se Forca e Ndryshimit do të sigurojë fuqizimin e mëtejmë të Rahovecit, kampionit të vreshtarisë në vend.

Ai tha de ne katër vitet e ardhshme, të gjithë ata ndërmarrës dhe prodhues që kanë projekte konkrete për hapje të vendeve të reja të punë, toka e shtetit do tu jepet në shfrytëzim me zero euro.

Më 22 tetor, shtoi Veseli, fitorja e Idriz Vehapit, i cili do ta ketë përkrahjen e plotë të qeverisë qendrore, është garancë për suksese të reja të Komunës së Rahovecit.

Nga ana tjetër, kryetari aktual dhe kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ritheksoi se platforma e tij qeverisëse për katër vjetët e ardhshëm është vazhdimi i mbështetjes së fuqishme të vreshtarëve dhe fermerëve.

“Edhe në mandatin e ardhshëm do të jem në shërbim të plotë të vreshtarëve dhe fermerëve, që ata të rrisin kapacitetet prodhuese e që do t’i kontribuojë zhvillimit të mëtutjeshëm dhe mundësive të reja për punësim qytetarëve të Rahovecit”, ka thënë Vehapi.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Lajmet e Fundit