LDK-ja akuza ndaj VV-së në Prizren

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren ka reaguar ndaj degës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, duke pretenduar se VV-ja i ka dërguar ftesë “disa njerëzve kyç të saj” për të marrë pjesë në tubimet e partisë së Visar Ymerit.

“Dega e LDK-së në Prizren reagon ndaj formave të ulëta propaganduese të LVV drejtuar komisionerëve dhe kandidatëve për asambleistë nga radhët tona. Këto ditë nga zyra e VV-së janë lëshur me dhjetra sms duke i ftuar për tubimin e sotëm (08.10) elektoral të tyre, pikërisht disa persona kyq dhe me ndikim në Lidhjen Demokratike”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Dega e LDK-së në Prizren i ka konsideruar të pahijshme sjelljet e degës së VV-së në Prizren.

“Ne konsiderojmë qe ky model i të bërit fushatë nuk i shërben demokracisë e aq më pak kultures për politikë-bërje të ndershme, përkundrazi nxit urrejtje mes nesh”, thuhet në reagimin e LDK-së.

“Ne jemi të bindur që format e tilla të manipulimit dhe shantazhit do ta marin pëgjigjen e merituar nga qytetarët prizrenas me 22 tetor”, ka thënë dega e LDK-së në Prizren. /Insajderi.com

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Recep Morina emërohet drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Mamushës

Recep  Morina është emëruar drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Mamushës. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mamushës,...

Lajmet e Fundit