Zafir Berisha tregon arsyen pse dëshiron të bëhet kryetar i Prizrenit

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, fushatën zgjedhore e ka vazhduar në fshatin Lubizhdë të Prizrenit dhe Gernçar.

“Sa herë që jam në Lubizhdë ndjehem i nderuar”, tha Berisha.

Ai, në këtë fshat, ka rikujtuar luftën e heroit të Kosovës, Ekrem Rexhen-Drini.

“Mirëpo, sot jemi këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj, mbështetje që e keni dhënë edhe më parë, qe sot ne jemi deputet në kuvendin e Kosovës”.

“ Kandidimi për kryetar të Prizrenit nuk është diçka personale e imja, sepse jam i zgjedhur në institucionin më të lartë shtetëror siç është Kuvendi i Kosovës, por kryetar i Prizrenit dua të jem për një arsye të vetme, që të jem afër qytetarit, e kjo pozitë ma mundëson këtë”.

“ Ju jeni dëshmitar që unë kam bërë shumë për këtë lokalitet edhe në të kaluarën, i njëjti do të jem përsëri, por tash me prioritete tjera, e në fokusin tim kryesor, do të jetë luftimi ndaj papunësisë, sepse si rezultat i kësaj kemi ikje masovike të rinisë nga Kosova, dukuri tejet shqetësuese”.

Ndërkaq, në fshatin Gernçar, Berisha tha se “jam në mesin e shokëve dhe miqve që më kanë mbështetur përherë në projektet e mia, prandaj edhe në të ardhmen do të qëndroj afër komunitetit boshnjak, siç kam qëndruar tash e 17-të vite pas luftës, duke mbështetur kërkesat e tyre të arsyeshme për një jetë më të mirë në lokalitetet tuaja”

Tubimet i përshëndetën bartësi i listës Sinan Aliaj, deputetja Albulena Balaj-Halimaj, kandidatët për kuvend komunal Skender Susuri dhe Ahmet Shala.

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit