Latifi i bindur në fitoren e tij në Rahovec

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Komunën e Rahovecit, Smajl Latifi në vazhdën e fushatës elektorale të tij është takuar edhe me banorët e fshatit Sapniq.

Në këtë takim ku ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kandidatët dhe kryesia, Latifi u shpreh i bindur për fitore, transmeton Indeksonline.

“Në Sapniq të bindur në fitore #meSmajlin. I shoqëruar nga bashkëpunëtorët, kandidatët, kryesia sot patëm takim me qytetarët e Sapniqit, të cilët në masë të madhe na dhanë përkrahje për zgjedhjet e 22 tetorit”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit