15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Vetëvendosje kallëzim penal kundër Shaqir Totajt

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, të mërkurën ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Prizren kallëzimin penal kundër kandidatit për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.

Alisa Hasani zëdhënëse e Shatbit zgjedhor të Vetëvendosjes në Prizren tha se “kallëzimi penal është bërë për gjuhën e përdorur gjatë fushatës duke nxitur urrejtje, përçarje, Në të të njëjtën kohë Lëvizja Vetëvendosje do të inicojë kallëzim penal për fyerje dhe shpifje”.

“Ai ka keqpërdorë lirinë e shprehjes dhe e ka përçmuar komunitetin turk për përfitime elektorale”, tha Hasani.

Sipas Vetëvendosjes fushata elektorale është degraduar në debatin në përkrahje fisnore.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje tha se “e kupton panikun e humbjen të cilën është përfshirë PDK-ja, mirëpo tha ai në anën tjetër si qytetarë të Republikës së Kosovës dhe si pjesëmarrës në garën zgjedhore nuk mund ta tolerojmë një gjuhë të tillë të përçarjes, të urrejtjes dhe të shpifjes e cila ndodh nga kandidati i PDK-se Shaqir Totaj.

“Ne ftojmë Shaqir Tortajn pasi është i ri në politikë që ta merr me lehtësi garën. Le ta kuptoj që edhe jashtë politikës ka jetë dhe me veprimet e tij të pamatura dhe histerike të mos e lëndojë, ashtu kështu demokracinë e brishtë të Komunës së Prizrenit dhe në përgjithësi të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje fton subjektet politike që ti përmbahen rregullave zgjedhore që ti përmbahen parimeve të garës së drejtë dhe ta ulin tensionit sepse një gjë e tillë nuk do t;i kontribuojë as ndyshimit dhe as demokracisë” tha Abrashi/gazetaere/

Më Shumë

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Guardiola: Gara për titull është e hapur

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me fitoren e thellë 4-0 në udhëtim te Brightoni. “Jap shumë merita sepse e njoh...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit