5.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Aktakuzë për tentim vrasjen e dëshmitarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve N.P. dhe L.K., për veprën penale të vrasjes në tentativë ndërsa për të akuzuarin N.P., edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës, N.P. dhe L.K., më 11 janar të këtij viti, me dashje tentojnë të privojnë nga jeta të dëmtuarin I.K., i cili në ato momente ishte duke punuar në punëtorin e tij pranë shtëpisë së tij në Prizren, me qëllim që të mos dëshmoj si dëshmitarë në një proces gjyqësor.

“I akuzuari Gj.P. i cili për momentin është në arrati dhe i akuzuari L.K. kanë hyrë brenda dhe e kanë sulmuar të dëmtuarin I.K.. I akuzuari Gj.P e ka sulmuar me sopat në trup dhe krahë duke shkaktuar plagë, ndërsa i akuzuari L.K., ka nxjerrë armën e zjarrit – pistoletë dhe ka shtënë dy herë nga afërsia në drejtim të dëmtuarit, me ç’ rast i shkakton lëndime të rënda trupore”.

Ndërkaq, i akuzuari N.P., bënte roje në afërsi të vendit të ngjarjes dhe më pas që të tretë largohen nga vendi i ngjarjes. I akuzuari N.P. akuzohet edhe për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në një njoftim të porokurorisë së Prizrenit

Më Shumë

Gashi: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka deklaruar se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë kanë përfunduar dhe sipas tij, mazhoranca nuk e ka...

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Lajmet e Fundit