Limaj i bindur në fitorën e Nismës pa balotazh në Malishevë

Rinia e Nismës për Kosovën, dega në Malishevë ka mbajtur tubim zgjedhor. I pranishëm në këtë tubim ishte edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj. Limaj tha se ka një mori arsye pse duhet të vazhdoj qeverisja lokale e Nismës në Malishevë.Malisheva, sipas tij, është dukshëm më mirë se komunat tjera, për sa i përket infrastrukturës, ndërtimit shkollave dhe gjërave tjera. Limaj tha se çdo banorë i komunës se Malishevë duhet të ndihet krenar për qeverisjen në këtë komunë.Ka përmendur ndërtimin e 15 shkollave të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës në çdo fshat të Malishevës.

“Koha është për t’i mbështetur ata që duan të punojnë. Ky është angazhimi i jonë. Ne jemi atje në Qeveri dhe nuk do të ju harrojmë juve. Kemi shumë programe për të rinjtë dhe të gjithë qytetarët e Malishevës”, ka thënë Limaj. Limaj kërkoi nga të rinjtë të mbështesin kandidatët e Nismës për asamble. Ai i siguroi të rinjtë se do të mbështesin projektet e rinisë se Nismës.

Ai tha se në tubimin përmbyllës të Nismës, i cili do të mbahet të dielen do të konfirmohet fitorja e Nismës dhe atë pa balotazh. E, kryetari i komunës se Malishevës, Ragip Begaj ka thënë se i është mirënjohës rinisë për kontributin e tyre. Ka thënë se bashkë me rininë kanë qenë shumë bashkëpunues dhe të njëjtën e pret nga rinia edhe në mandatin e ardhshëm.“Malisheva tani nuk do të diskriminohet nga qeveria në nivel qëndror, por do ta kemi përkrahjen e tyre.

Fitorja e Nismës, në Malishevë është e pakontestueshme.E, kryetari i rinisë se Nismës për Kosovën në Malishevë, Luan Kryeziu ka thënë se rinia është e ardhmja e këtij vendi. Ai ka thënë se të gjithë duhet të angazhohen në fitoren e Nismës në Malishevë duke shtuar se kjo parti synon fitoren pa balotazh në këtë komunë.

Më Shumë

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Lajmet e Fundit