11.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Mytaher Haskuka në lagjen “2 Korriku”: Arsimi në Prizren, me nëpunës partiakë

Sot, kandidati për kryetar të Prizrenit, prof. dr. Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Arbër Rexhaj, Drita Millaku, si dhe kandidatët për asamble komunale, Sazan Cukaj, Nazife Kokollari, Arbëreshë Berisha dhe Alma Sallauka, para banorëve të lagjes “2 Korriku”, ka shpalosur pjesë nga 43 zotimet e programit të tij qeverisës për Komunën e Prizrenit.

Pas paraqitjes së kandidatëve për asmable komunale dhe fjalimeve mbështetëse të deputetëve, Mytaher Haskuka, para banorëve të Lagjes “2 Korriku”, mes tjerash tha: “Komuna është gjëja e përbashkët e një komuniteti, i cili ka një kontratë për qeverisje. Nëse nuk ka implentim të ligjit, përfundojmë me një qeverisje që vetëm mbledh taksat e shërbimeve komunale. Ditë më parë kam takuar banorët e një lagje të qytetit, edhe pse ata i kryejnë të gjitha obligimet ndaj Komunës, Komuna nuk ka treguar interesim t’u ndihmojë këtyre banorëve të cilit tash një vit ishin ngujuar, pasi është shkaktuar një kontest pronësor, apo rasti tjetër, po mbahet peng një qytet i tërë vetëm shkaku i një shtëpie, e cila ka bërë që të mos përfundohet rruga dhe një qytet i tërë të bllokohet. Askush nuk ka qenë i interesuar të gjejë zgjidhje, qoftë për ndricim publik , ujë , apo kanalizim.

43 zotimet tona, janë dështimet e qeverive të kaluara.

Qendrat e mjekësisë familjare aktualisht kanë mungesa elementare.

Arsimi në Prizren nuk ka punësuar profesionistë, por nëpunës partiakë, ata janë për të mbajtur vijën partiake dhe jo për të punuar. VV e bëri ndryshimin, Lëvizja Vetëvendosje! pushtetin nuk e sheh si privilegj, por si obligim ndaj qytetarëve.

Vendim marrja në komunë do të jetë transparente dhe e hapur, do të thotë, e hapur në punësim, në shpenzime dhe në prokurim. Do të jetë e hapur për idetë e të rinjve dhe për idetë e bizneseve. Do të kemi një zhvillim ekonomik që nuk është parë në këto 18 vitet e kaluara.
Qasja jonë ndaj artizanateve krijon mundësi punësimi. Sepse këta njerëz për shitjen e prodhimeve të tyre duhet t’u ndihmojë shteti, duke I shtuar edhe subvencionet.Edhe pse të gjithë thonë se Prizreni është vend turistik, gjendet në vendin e

Më Shumë

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë përvjetorin e parë të martesës si prindër

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë sot përvjetorin e tyre të parë të martesës, por edhe me një status të veçantë, pasi pak ditë...

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha thotë se do të restaurohen Valavica dhe Mulliri në Bellobrad të Dragashit 

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha së bashku me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini dhe zyrtarë të...

Lajmet e Fundit