6 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Martin Camaj për poezinë fishtjane

Vepra letrare e Fishtës është objekt i studimeve, monografive dhe teksteve me premisa letrare dhe joletrare. Gjatë shekullit të kaluar, Fishta mori vlerësimet më të larta, siç ishte epiteti i Homerit shqiptar, nga Maximilian Lambertzi, por edhe ato më përbuzëse, kur ai dhe vepra e tij u tentua të zhdukeshin, duke u qitur në harresë.

Si rrjedhojë e dhunimit kulturor që ideologjia komuniste i bëri kulturës shqiptare, vepra e tij u gjykua gabimisht – u ndalua – ndërsa autori, nuk u la të prehej i qetë as në varr. Jetën dhe veprën e tij e goditën një rrebesh stuhish, furtunash e trazimesh nga më të dhimbshmet: ajo qe e mbushur me lëvdata dhe përbuzje, u gjykua dhe u paragjykua, u lexua tinëz, dhe u luftua nga idiotësia komuniste në mënyrën më të pështirë të mundshme, shkruan Ndue Ukaj sot në Koha Ditore.

Por, me rënien e ideologjisë staliniste – ideologji kjo që e gjymtoi dhe e deformoi kulturën shqiptare dhe shijen për artin – vepra e Fishtës u aktualizua dhe u bë pjesë e jetës aktive letrare në botën shqiptare.

Më Shumë

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë...

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Lajmet e Fundit