Prizren: Tentim për të votuar për të vdekurin

Në komunën e Prizrenit deri në orë 11:00 kanë votuar 8.97 % e qytetarëve me të drejt vote.

Raportohet se procesi i votimit në përgjithësi është duke shkuar qetë në përjashtim të disa parregullsive.

Koordinatori i Demokracisë në Veprim (DnV) Naim Cahani tha se procesi zgjedhor në Komunën e Prizrenit në përgjithsi ka qenë i qetë, përkundër që është vrejtur vonesa apo moshapja e qendrës deri në gjysmë ore.

Ndërsa, në Mamushë sipas tij po ka votime familjare dhe votime me asistencë edhe pse sipas Cahanaj votimi me asistencë është i lejuar por, jo që ai person të asistojë më shumë se njëherë.

Cahani përmendi se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe parregullsi siç është fotografimi i votës, raporton rtv21.tv.

Kordinatori nga DnV, tha se është edhe një rast tjetër në shkollën “Motrat Qirjazi” në Prizren ku një votues ka tentuar ta vë nënshkrimin te një person tjetër që nuk është në jetë, sipas tij komisionerët nuk e kanë lejuar.

Megjithatë, ai ftoi komisionet që rastet e tilla duhet të lajmërohen në polici dhe jo vetëm të mos lejohen të bëjnë shkelje gjatë procesit të zgjedhjeve./21Media

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit