7.9 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

VV në Prizren: PDK-ja nuk ka hequr dorë nga manipulimet

Lëvizja Vetëvendosje akuzon PDK- në në Prizren se nuk ka hequr dorë nga manipulimet në ditën e zgjedhjeve

“Sa më shumë që po afrohet fundi i procesit zgjedhor i ditës së sotme, PDK-ja në Prizren po përdor tërë arsenalin e vet tashmë të njohur për të bërë presion ndaj qytetarëve të cilët kanë vendosur të shkojnë për të votuar”, thuhet në komunikatën e VV-së.

“Lëvizja Vetëvendosje! -Prizren reagon ndaj parregullsive të cilat po i shoqërojnë këto zgjedhje lokale në Komunën e Prizrenit. Këto parregullsi po e vërtetje edhe një herë faktin se PDK-ja ka mbetur ajo e vjetra dhe se nuk ka hequr dorë nga manipulimet në ditën e zgjedhjeve”.

“Sipas raportimeve nga komisionerët dhe vëzhguesit tanë në vendvotime, gjatë votimit është bërë fotografimi i votës”.

“Gjatë kohës së votimit, në afërsi të SHMLT “11 Marsi” në Prizren, janë vërejtur persona duke shkëmbyer letërnjoftime”.

“Në oborrin e SHMLT “11 Marsi”, dy zyrtarë të PDK-së janë vërejtur, se në cilësinë e vëzhguesve, kanë bërë presion tek qytetarët teksa hynin për të votuar në këtë qendër votimi”.

“Afër Qendrës së Votimit Nr. 2003 A, në shkollën fillore “Abdyl Frashëri”, në Ortakoll, janë vërejtur posterë të kandidatëve të LDK-së dhe të PDK-së”.

“Në shkollën fillore “Mustafa Bakiu” në vendvotimin numër 2005X , dhoma numër 2, ka patur imponim të votës nga ana e shoqëruesit”.

“Në Qendrën e Votimit 2004 në Kurillë, është bërë fotografimi i votës”.

“Në Jabllanicë janë evidentuar shumë raste të votimit me asistencë”.

“Në disa vendvotime, dhënësit e fletëvotimeve kanë bërë vulosjen e tyre në këndin e fletëvotimit, pikërisht aty ku është e vendosur llogoja e Lëvizjes Vetëvendosje!, edhe pse me rregullore do të duhej të vulosej në mes”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Sot shënohen 101 vjet nga vrasja e Bajram Curri, një ndër figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai u vra më 29 mars...

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Lajmet e Fundit