Në Prizren mbyllen 6 subjekte të lojërave të fatit dhe gjobiten me 30, 000 euro

Linja e bashkëpunimit pa pagës 0800 80 800 është duke treguar rezultate në vazhdimësi. Një qytetarë nga komuna e Prizrenit përmes kësaj linje, ka raportuar se pas vizitave që i janë bërë disa subjekteve të lojërave të fatit, nga ana e inspektorëve të ATK-së, pronarët e këtyre subjekteve të nesërmen kanë rihapur lokalet e tyre, pavarësisht mbylljes së këtyre lokaleve nga ana e inspektorëve.

Si rezultat i këtij raportimi, Drejtoria e Lojërave të Fatit menjëherë ka ndërmarr aktivitete në teren, me ç ‘rast janë konstatuar shpërfillje e masave ligjore paraprake. Veç tjerash, ekipi i inspektorëve të cilët kanë vizituar këto lokacione, kanë hasur në vështirësi në njërën nga subjektet e lojërave të fatit, ku pronari i saj ka penguar inspektorët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Pavarësisht pengesave në kryerjen e punës zyrtare, inspektorët nga Drejtoria e Lojërave të Fatit kanë mbyllur 6 lokale, ku për njërin nga ta do të iniciohet kallëzim penal.

Po ashtu, nga aktiviteti në fjalë janë lëshuar gjoba në vlerë prej 30, 000 euro. ATK, falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin që janë duke treguar, në kapjen e rasteve të cilët hezitojnë ti përgjigjen legjislacionit tatimor, si dhe Ligjit për Lojërat e Fatit. Njëherit, i sigurojmë qytetarët se çdo informacion nga ana e tyre, do të mbetet konfidenciale, njofton zyrtarja për komunikim me publikun pranë ATK-së,Valentina Bytyqi – Sefa….

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Nisin punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në rrugën “Bingeni” në Prizren

Kanë nisur punimet për realizimin e projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rrugën ‘Bingeni’ (Hamit Thaqi)” në Prizren, investim që synon përmirësimin e...

Lajmet e Fundit